Kuvendi i zgjat "jetën" Komisionit për shkarkimin e Metës, miratohet edhe rezoluta për negociatat me BE-në

Kuvendi i zgjat "jetën" Komisionit për shkarkimin e Metës, miratohet edhe rezoluta për negociatat me BE-në
Kuvendi miratoi rezolutën për mbështetjen e nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE.

Votuan 104 deputetë pro rezolutës për mbështetjen e nisjes së bisedimeve, duke përfshirë edhe ata të Opozitës së re.

Gjithashtu, u zgjat me dy muaj afati i Komisionit Hetimor Parlamentar, për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Kuvendi votoi me 103 vota pro, asnjë kundër dhe 3 abstenim për të zgjatur punimet për Komisionin Hetimor.

Komisioni kërkoi zgjatje të afatit të punimeve për të marrë kohë që të japë një vendim mbi presidentin Ilir Meta, pas publikimit të Opinionit të Venecias me datë 11 Tetor.  /Afp.al/

loading...
loading...