Kombëtarja pa kapiten drejt Turqisë, dëmtimi i Elseid Hysaj i rëndë

Kombëtarja pa kapiten drejt Turqisë, dëmtimi i Elseid Hysaj i rëndë
Kapiteni i Kombëtares sonë dëmtohet para dy ndeshjeve kualifikuese Euro 2020, çka krijon një mungesë të madhe, aq më tepër që skuadrës kuqezi i mungon edhe Mërgim Mavraj.

Elseid Hysaj nuk do të luajë më ekipin kombëtar në dy ndeshjet e radhës më Turqinë dhe Moldavinë.

Mjekët italianë kanë vendosur që për 20 ditë Hysaj të mos dalë në fushën e lojës. Arsyeja është për shkak të dëmtimit që pësoi në ndeshjen Napoli-Torino.

Pas një dueli me Ansaldin, shkodrani, është rrezuar keq, duke dëmtuar pjesën e qafës. Fatmirësisht nuk flitet për dëmtime seriozë, por kapiteni do t’i mungojë ekipit në dy ndeshjet e radhës.

Reja shpalli listën e Kombëtares një ditë më parë, për dy ndeshjet ndaj Turqisë, më 11 Tetor, dhe ndaj Moldavisë, tre ditë më pas. /Afp.al

loading...
loading...