KLP/ Gara mes prokurorëve, zgjidhet anëtari i ri me 24 vota më tepër se rivali

KLP/ Gara mes prokurorëve, zgjidhet anëtari i ri me 24 vota më tepër se rivali
Prokurorja Esmeralda Keshi zgjidhet anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Ajo mori 133 vota duke sfiduar prokurorin Vladimir Mara, i cili arriti të marrë 109 vota, duke humbur kështu betejën me kandidaten tjetër. Në votim 11 vota u shpallën të pavlefshme.

Procesi është mbikëqyrur nga fillimi deri në fund  nga kryeprokurorja e përgjithshme të përkohshme, Arta Marku.

Prokurorja Keshi zëvendëson në këtë post Gentian Osmanin. Ky u fundit u shkarkua nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit pas ankimimit të Komisionerit Publik për shkak të kriterit pasuror, gjatë presecit të “Vetting”.

Nga procesi i votimit u përjashtua  drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Raportohet se kjo e fundit u paraqit me vonesë në votim. /Afp.al/

loading...
loading...