"Kam dhe mesazhe me libër shpie", Rama paralajmëron furtunë në Administratë

"Kam dhe mesazhe me libër shpie", Rama paralajmëron furtunë në Administratë
Kryeministri Edi Rama në një komunikim të sotëm në Facebook foli mbi platforma e Bashkëqeverisjes që po starton programin e asistencës antiburokratike, për çdo sipërmarrës vendas e të huaj.

Rama në fjalën e tij paralajmëroi gjithë zyrtarët që merren me komunikimin me njerëzit që ta bëjnë punën siç duhet, pasi përndryshe paralajmëron fortunë.

“Askush që nuk do ta bëjë detyrën si duhet nuk do rrijë aty ku është që të jemi të qartë, që kështu ju lutem dua maksimumin e përkushtimit, dhe kur të lodheni kujtoheni për mua që sa herë më shumë komunikoj dhe shkëmbej mesazhe me njerëzit", theksoi Rama.

"Kam dhe mesazhe me libër shpie të shoqëruara hera herës”, shtoi më tej mbi Kryeministri i vendit.

Rama, sakaq, vijon të tërheqë vëmendjen e publikun për stilin e tij të veshjes.

Në një intervistë të fundi, ai nuk u shfaq vetëm me atlete, por edhe me tuta sportive. Ndryshe si në çdo intervistë tjetër, Rama është shfaqur i veshur me xhaketë dhe me tuta sportive me vija të bardha, një veshje kjo jo e natyrshme për një ish-sportist, por për një kryeministër veshja e tij shoqërohet gjithnjë me deabte. /Afp.al/

loading...
loading...