
Kryeministri libanez i ka dhënë më shumë se 16 milion dollarë një modeleje.
Saad Hariri, i martuar dhe baba i tre fëmijëve, u njoh me Candice van der Merwe në Seychelles, resort luksoz afërsisht gjashtë vjet më parë.
Dhe sipas të dhënave të gjykatës 26-vjeçarja mori nga kryeministri gati 15.3 milion dollarë në 2013.
Neë York Times raporton se Hariri i dorëzoi modeles edhe 1 milionë dollarë, pasi autoritetet e taksave ngritën dyshime mbi dhuratën e parë.
Gjatë kontrollit të autoriteteve të taksave rezultoi se kryeministri 49-vjeçar kishte financuar jetën luksoze të modeles në fjalë.
Hariri për dhuratat që i bëri asaj sipas hetimeve nuk e ka prekur buxhetin e shtetit. Ai është një njeri i pasur në iban, pasi trashëgoi pasurinë nga babai i tij Rafic Hariri, i cili u vra në 2005.
Kryeministri libanez thuhet se ka një pasuri me vlerë 1.5 miliardë dollarë.
Ndërkohë gjykata tha se paratë u transferuan kur kryeministri nuk ishte në detyrë, çka nuk përbën vepër penale, por nga ana tjetër modelja po padit autoritetet e Afrikës së Jugut për t'u dëmshpërblyer mbi hetimin e pasurisë së saj. /Afp.al/