
Një grua shqiptare arrestohet nga policia italiane nën një akuzë të çuditshme.
Gruaja e moshës 54 vjeçare, u arrestua pasi në vend që t'i kthente maçokun që gjeti në rrugë një zonje italiane, i kërkoi fillimisht një shpërblim.
Kjo e fundit nuk kishte pranuar kërkesën dhe denoncoi ngjarjen në polici.
Maçoku i bukur, katër vjeçar, i racës Tigruz, u gjet nga gruaja shqiptare ndërsa po endej në rrugë.
Ngjarja ka ndodhur të dielën e kaluar.
Policia në bashkëpunim me një ndërmjetëse rumune organizuan një kurth për shqiptaren, duke i dorëzuar kësaj të fundit 300 euro nga 1 mijë euro që kërkonte për kthimin e maçokut në shtëpi.
Më pas ajo u arrestua, për veprim të paligjshëm. /Afp.al/