
Pas qëndrimit të Francës, sipas Reuters, për t’i thënë jo të paktën deri në 2020-ën çeljes së negociatave, edhe Holanda, po ndjek të njëjtin hap.
Paraditen e të enjtes në parlamentin holandez, tre deputetë depozituan 3 mocione bllokuese për çeljen e negociatave BE- Shqipëri.
Me këto mocione ata i kërkojnë qeverisë të votojë kundër në mbledhjen e 17-18 Tetorit madje edhe kundër çeljes me kushte, siç propozon Gjermania.
Në mbledhjen e ministrave të jashtëm të BE në Strasburg, Holanda nuk do të përfaqësohet ne rang ministri pasi shefi i diplomacisë holandeze do të jetë në vizitë ne Indi bashkë me kryeministrin.
Holanda do të përfaqësohet në këtë takim nga ambasadori i saj në BE, i cili nuk ka asnjë mandat për të negociuar nëse vendet e tjera të BE do të kërkojnë një zbutje të qëndrimit.
Megjithatë ka ende shpresë që qeveria e Holandës në mbledhjen e këshillit të ministrave të BE të mbajë një qëndrim më të moderuar nga ai i parlamentit.
Mbetet edhe Danimarka e lëkundur pak ditë para vendimit. Megjithatë, mundet që Gjermania të ndryshojë qëndrimet e vendeve, përmes një konsensusi politik brenda familjes së BE-së./Afp.al