Hidhen në qarkullim kartëmonedhat e reja dhe një aplikacion për të shmangur falsifikimet

Hidhen në qarkullim kartëmonedhat e reja dhe një aplikacion për të shmangur falsifikimet
Banka e Shqipërisë hodhi në qarkullim dy nga kartëmonedhat e Serisë së Re, përkatësisht prerjet 200 Lekë dhe 5000 Lekë, emetime të vitit 2017.

Hyrja në qarkullim e kartëmonedhave të reja bëhet nëpërmjet sistemit bankar shqiptar. Bankat tregtare të cilat kanë nevojë për para cash, paraqiten pranë Bankës së Shqipërisë për furnizim dhe tërheqin kartëmonedha, sipas kërkesave të tyre.

Nga sot, bankat tregtare që janë furnizuar pranë Bankës së Shqipërisë, kanë tërhequr kartëmonedhat e reja 200 Lekë dhe 5000 Lekë. Bankat e tjera tregtare do t’i tërheqin këto kartëmonedha sipas nevojave që do të kenë për këto prerje në ditët në vijim. Kjo do të thotë se futja në qarkullim e kartëmonedhave të reja është një proces i cili do të ndodhë gradualisht, ditë pas dite.

Ndërkohë, kartëmonedhat ekzistuese të të gjitha prerjeve, do të vazhdojnë të qarkullojnë paralelisht me kartëmonedhat e reja. Ato do të vazhdojnë të kenë kurs ligjor dhe të shërbejnë si mjet pagese.

Në këtë kuadër, Banka e Shqipërisë organizoi një aktivitet edukativ në ekspozitën dedikuar serisë së re të kartëmonedhave, pranë ambienteve të Kalasë së Tiranës.

Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, u shpreh se për një ekspozitë të parave nuk ka çelje më të bukur sesa në praninë e fëmijëve.

Ajo tha se kartëmonedhat 200 Lekë dhe 5000 Lekë, që hidhen sot për herë të parë në qarkullim, janë më shumë sesa një mjet këmbimi. Duke i ftuar të pranishmit t’i mirëpresin dhe t’i mirëmbajnë kartëmonedhat e reja, por edhe ato ekzistuese, Zëvendësguvernatorja tregoi se përtej funksionit bazë të tyre, kartëmonedhat mbartin edhe vlera artistike e simbolike të kombit dhe historisë së tij.

Në përfundim nxënësit u informuan mbi elementet e sigurisë së kartëmonedhave të reja, si dhe mënyrën se si t’i dallojnë ato nëpërmjet metodës: Prek, Shiko, Lëviz.

Aplikacioni për elementet e sigurisë

loading...
loading...