Guvernatori i BSH replikon me kryetarin e opozitës për financimin e PPP-ve nga bankat

Guvernatori i BSH replikon me kryetarin e opozitës për financimin e PPP-ve nga bankat
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, i ka kthyer përgjigje kryetarit të PD-së Lulzim Basha, i cili iu drejtua me një letër atij dhe të gjithë bankave të nivelit të dytë, ku u kërkon që të mos financojnë PPP-të.

Argumenti që Basha përdor për këtë kërkesë është se këto PPP-të (Partneritet Publik Privat) shpesh përdoren për pastrimin e parave dhe si shembull sjellë  dy kontratat për rrugën Milot-Balldren dhe Orikum – Dukat.

Por, Gent Sejko, theksoi se nuk ka asnjë vend për alarm, pasi raporti i fundit nga ‘Manival’ vlerësoi bankat në Shqipëri, duke shtuar se “nuk ka asnjë shqetësim apo indicie për pastrim parash”.

‘E kemi theksuar, do të ripërsëris komentet me qëndrimet. Letra e Bashës kishte të bënte me dy rreziqe, e para riskun e kredisë për financimet e PPP-ve. Bankat kanë shtrënguar kriteret e riskut pas krizës së 2008 dhe kjo ka ndikuar edhe në kreditimin e ekonomisë. Në rastin konkret, projektet e PPP-së janë specifike dhe të kushtëzuara me kritere te veçanta dhe këto kritere janë në fokus”.

“Ne si BSH, bazuar në standardet më të mira, kemi miratuar rregulloret tona në lidhje me riskun dhe këtu bien edhe kriteret e riskut. Në rast se do të ketë projekte që do i plotësojnë kriteret do të jenë të financueshme. Këto projekte përfaqësojnë vlera të mëdha dhe kjo do të kërkonte bashkimin e disa bankave për një projekt të caktuar. Kjo e vështirëson edhe më shumë miratimin e këtyre rasteve, pasi kërkon koordinimin e disa bankave. Sigurisht janë një potencial biznesi për bankat e nivelit të dytë. Ne jemi të kujdesshëm që të kemi një vazhdimësi në cilësinë e kredisë”.

“Banka e Shqipërisë ka ndërtuar kuadrin dhe rregulloren e nevojshme për menaxhimin e këtij risku, por edhe bankat kanë filtra risku për të ndaluar pastrimin e parasë. Bankat e nivelit të dytë kanë ndërtuar sisteme kontrolli mjaft të mira. Nuk kemi shqetësime konkrete apo indicie. Edhe raporti i KE-së për Shqipërinë vlerësoi sistemin bankar në nivelin më të lartë. Sistemi bankar u vlerësua më shumë se çdo institucion në Shqipëri. Por kjo nuk do të thotë se ne do të flemë gjumë. Si për riskun e kredisë dhe pastrimit të parasë bankat kanë instrumentet e nevojshme për të kontrolluar këtë risk” deklaroi ai.

 

loading...
loading...