Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-gjyqtari i shquar i Elbasanit

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-gjyqtari i shquar i Elbasanit
Është ndarë nga jeta në moshën 61-vjeç, ish-arbitri i Kolegjiumit të Elbasanit, Myrteza Allkja.

Allkja e nisi karrierën në vitet 80', përkrah emrave të shquar të arbitrimit në nivel kombëtar, si një vazhdim i traditës së arbitrave të njohur të Elbasanit.

Lajmi u konfirmua nga faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit.

"Me trishtim të thellë, Federata Shqiptare e Futbollit, ka mësuar se sot në moshën 61 vjeçare, është ndarë nga jeta ish-arbitri i Kolegjiumit të Arbitrave të Elbasanit, Myrteza Allkja."

"Ai do të mbahet mend për kontributin e madh në arbitrimin shqiptar, për vite me rradhë. Karriera e Myrtezait do të fillonte në vitet 80’ përkrah emrave të shquar të arbitrimit kombëtar, si një vazhdim i traditës së arbitrave të njohur të Elbasanit."

"Myrteza Allkja shume shpejt do të shquhej si një arbitër me perspektive, me aftësi në fushën e blertë, si përfaqësues i një brezi të ri dhe menjëherë do ti besohej drejtimi i shumë ndeshjeve të rëndësishme. Deri ditën që u nda me arbitrimin, Myrteza Allkja, do të mbetej një vërshëllimë dinjitoze, i admiruar nga skuadrat dhe sportëdashësit, ai u duartrokit në çdo stadium që gjykoi".

'Vitet e fundit, FSHF i kishte besuar detyrën e vëzhguesit, punë të cilën e kreu me korrektesë dhe respekt deri ditën e fundit. FSHF në emër të komunitetit të futbollit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Allkja, miqve dhe kolegëve të të ndjerit," thuhet në njoftimin e FSHF. /Afp.al/

loading...
loading...