Fotot e të arrestuarve/ Kokaina e kapur në Brazil me logon "Kf Elbasan", njëri prej tyre dyshohet se është shqiptar

Fotot e të arrestuarve/ Kokaina e kapur në Brazil me logon "Kf Elbasan", njëri prej tyre dyshohet se është shqiptar
Identifikohen katër personat e arrestuar pak ditë më parë nga autoritetet braziliane për kapjen e 617 kg kokaine, në pakot e së cilës shkruaj logoja e klubit sportiv “KF Elbasan”, çka hodhi dyshime se lënda narkotike kishte si destinacion Shqipërinë.

Katër personat e arrestuar janë: P. O. O. C. 24 vjeç; M. A. P. 49 vjeç; N. P. 52 vjeç dhe J. C. G. A. 40 vjeç.

Referuar inicialet e trafikantëve të arrestuar, ngrihen dyshime që 52-vjeçari N. P. të jetë shqiptar, për shkak se brazilianët kanë emra të gjatë.

Mediet e huaja raportojnë se katër personat e arrestuar e kishin kthyer pronën në një rafineri të ambalazhimit të kokainës.

Përveç sasisë prej 617 kg kokainë, me vlerë tregu rreth 60 milion euro, autoritetet braziliane sekuestruan edhe disa tableta të substancës hidroklorur kokainë dhe dy tableta të një lënde të pastës së kokainës.

Policia në këtë operacion sekuestroi edhe kamionin e mallrave tip “Mercedes 1620”, me targa CVN3518, një “Fiat” të bardhë, me targa NDH7227, dhe një “Fiat” me ngjyrë argjendi, me targa NJU9234.  Hetimet vijojnë për të zbuluar anëtarë të tjerë të këtij rrjeti ndrëkombëtar droge./Afp.al/

loading...
loading...