
Shqipëria përballet me Turqinë, më 11 Tetor 2019, ora 20:45. Bileta kushton 700 lekë dhe një person mund të blejë deri në 5 bileta. Për blerjen e çdo bilete duhet të jepen të dhënat e mbajtësit të biletës si : emër/mbiemër/nr pasaporte. Sektori i tifozëve shqiptarë është ai me ngjyrë lejla.
Çmimi i biletës në Turqi duket shumë më i lirë se ai që tifozët duhet të pagujnë, kur Kombëtarja luan brenda fushës së saj. Kuqezinjtë e humbin 2-0 ndeshjen e parë kualifikuese, me Turqinë, në "Loro Boriçi" të Shkodrës. Të besuarit e Edy Reja vijnë në këtë takim, pas fitores ndaj Islandës 4-2 dhe humbjes me Francën, 4-1. Shqipëria ka 9 pikë, gjashtë më pak se Turqia dhe Franca, kryesuesit e grupit.
Më poshtë është edhe harta e stadiumit “Şükrü Saracoğlu” në Stamboll, ku do të qëndrojnë tifozët shqiptarë: