Euro 2020/ Pas Turqisë varet fati i Shqipërisë dhe i trajnerit, Reja: Neve na vlen vetëm fitorja

Euro 2020/ Pas Turqisë varet fati i Shqipërisë dhe i trajnerit, Reja: Neve na vlen vetëm fitorja
Trajneri i Kombëtares kuqezi, Edy Reja, doli në një konferencë për shtyp, vetëm një orë pasi bëri publike listën me lojtarët që do të grumbullohen në dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese, Euro 2020.

Lidhur me dy ndeshjet jashtë fushës sonë, ndaj Turqisë dhe Moldavisë, Reja veçon atë të 11 Tetorit.

"Dy ndeshje në transfertë Do t'i bëjmë dy ndeshje se s’bën. Vendosën episodet në Islandë. Na presin dy ndeshje jashtë, ku Turqinë e veçoj sepse është e fortë nga ana taktike dhe fizike. Pres nga lojtarët e mi lojë të mirë dhe perfekte nga ana e tyre", tha Reja. - "Parashikimet për mendimin tim nuk kanë vlerë. Turqia është e fortë në shtëpi. Shoh skuadrën time dhe nëse kundërshtari luan më mirë do të marrë fitoren. Kjo skuadër ka cilësi dhe këto do shoh."

Trajneri shtoi më tej, se "do bëjmë lojën tonë të mirë dhe mendoj se me cilësitë që kemi mund të bëjmë rezultat të mirë. Do të jetë e vështirë por mund të arrijmë rezultate pozitive".

Në këto takime, nga lista e bërë publike prej tij vihej re mungesa e kapitenit Mërgim Mavraj dhe ajo e sulmuesit Armando Sadikut.

"Kam folur këtë javë me Mavraj dhe më ka thënë se do të bëjë një ndërhyrje në krah. E di që do pyesni edhe për Sadikun. Edhe ai ka kërkuar pushim për arsye familjare. Xhaka është te lojtarët e gatshëm, kam folur edhe më të", tha Reja dhe tregoi arsyet.

"Dua t’i jap kohë të rinjve si Selahi dhe Seferi. Nuk dua të krijoj situata të pakëndshme kur këta lojtarë më pas përfundojnë në tribunë. Dua t’i jap minuta sa më shumë lojtarëve. Gjithashtu, edhe Trashin e kishim në grup dhe meriton konsideratë nga ana jonë dhe minuta për të luajtur, pasi po luan rregullisht."

Si rrallë ndonjëherë tjerë, trajneri grumbulloi 4 portierë.

Ka dyshime se Etrit Berisha, i pakënaqur mund të largohet?

"Kemi portierë me shumë vlera, është detyra ime të bëjë zgjedhjen çka është edhe më e vështira. Nuk kemi probleme me Etrit Berishën. Edhe kundërshtarët kanë grumbulluar katër portierë. Kemi portierë shumë të mirë që po e tregojnë veten në arenën ndërkombëtare. Mjafton që ata të vijnë në grumbullim dhe të kenë konkurrencë të pastër. Selmani, në veçanti, po luan në Turqi dhe më duket e natyrshme ta kemi në konsideratë", theksoi trajneri i Kombëtares kuqezi.

Cilët do të jenë lojtarët, me të cilët trajneri do të bëj llogaritë ndaj Turqisë e Moldavisë?

"Është e rëndësishme të luajnë lojtarët por duhet pasur në konsideratë qëndrimi në kombëtare. Dermaku nuk po luan por në Kombëtare është vendimtar si me Islandën. Na jep diçka më shumë. Kumbulla është 19 vjeç por shënoi gol. Hysaj nuk luan dhe nuk preferoi të shkonte në tribunë, por qëndroi për t'u stërvitur", theksoi trajneri.

Më 11 Tetor, ndaj Turqisë, skuadër me të cilët e humbin ndeshjen e parë kualifikuese 2-0 në Shkodër, ndeshje që solli edhe shkarkimin e Christian Panucci, Edy Reja tha se, ajo është një histori tjetër dhe tani jemi para një realiteti tjetër. - "Do të shkojmë me besim që mund të bëjmë më mirë. Edhe ne po bëjmë një skuadër për të bërë rezultate kudo. Kanë ekip me cilësi por edhe ne po i tregojmë se mund të formojmë një grup të rëndësishëm dhe të marrim rezultate kudo. Shkojmë më bindje se mund të bëjmë lojën tonë, ata janë të shpejtë në kundërsulme. Por nga ana taktike mund t’i vëmë në vështirësi. Objektivi jonë i vetëm është të bëjmë një ndeshje të madhe. Pastaj edhe barazimi na penalizon, kemi vetëm një shans të fitojmë. E dimë që kjo është mundësia e fundit për të kapur europën. Shkojmë për ndeshje pozitive dhe për ne vlen vetëm fitorja. Turqisë i mjafton ndoshta edhe 1 pikë por ne duam ndeshje pozitive dhe rezultat".

I pyetur për rinovimin, pas kontrata i skadon në Nëntor, trajneri Reja, iu shmang përgjigjes, duke i dhënë rëndësi ndeshjes me Turqinë, që besohet se do të jetë po aq vendimtare edhe për të ardhmen e tij. "Turqia është e forta në shtëpi pasi kanë publikun dhe janë entuziast, vunë në vështirësi Francën. Por, kemi përgatitur edhe këtë, për të shfrytëzuar në maksimum rastet. Në Shkodër ishte tjetër ndeshje me tjetër Shqipëri", u shpreh trajneri italian.

Duhet vëmendje për emrat e mëdhenj por Turqia ka emra më të rrezikshëm në krahasim me ndeshjen në Shkodër, ka shumë ndryshim dhe kemi garanci. Ndaj Islandës pësuam gola për mungesë vëmendje pasi pësuam nga rivënie anësore dhe goditje standarde. Nuk duam të ndodhin këto gjëra. Dua të veçoj faktin qe ishte e rëndësishme ndeshja në Shkodër, ndaj Turqisë. Ndoshta ata mund të kishin 2 pikë më pak dhe ne 1 më shumë. Shkojmë me bindje për të bërë ndeshje të mirë dhe rezultat pozitiv.  Nuk na mungon cilësia por dua të shoh karakteristikat individuale. Lojtarët na japin një vlerë të shtuar dhe duam kombinimin e duhur. Është e rëndësishme pasi do kemi në listë lojtarë që na shërbejnë për çdo situatë. Xhaka dhe Abrashi nuk kanë bërë paraqitje poshtë mesatares por shpesh ndeshjet vendosen nga episodet. Roshi u kritikua por ndaj Islandës zgjidhi lojën. Islanda na vuri në vështirësi dhe kanë forcë fizike dhe lojë por e zgjidhën. Ndeshjet kanë episode dhe u ndëshkuam nga dy gabime dhe shpresoj që të mos përsëriten.

Trajneri tha se edhe në Itali ka mijëra shqiptarë e mes tyre edhe djem të talentuar. "Ka djem të lindur atje, Gjermani, Zvicër, Austri dhe deri diku lojtarët atje duan të luajnë atje, por ne do të provojmë. Edhe Kosova po grumbullon lojtarët e saj dhe neve na prish punë normalisht. Unë mund të gaboj pasi kush punon gabon, por do të mundohem të afroj lojtarë që shërbejnë. Kush më njeh më mirë e di qe nga Napoli kam ikur unë si nga Lacio e nga Kaljari. Nuk jam i lidhur me kontratat dhe paratë aq sa me projektet. Dua një projekt që më bën të punoj".

Në fund trajneri foli edhe për kampionatin tonë, teksa ndoqi ndeshjen e djeshme Partizani-Teuta, që u nda në barazim 1-1.  "Ishte një ndeshje interesante me intensitet dhe më pëlqeu. Këto ndeshje ndiqen për lojtarë specifikë. U largova për të ndjekur ndeshjen e orës 6-të. Pame nga afër Trashin dhe më pëlqeu në fazat ofensive dhe defensive. E afruam në këtë ekip për këto cilësi që ka treguar. Ka shfaqur formën më të mirë. Partizani ishte në inferioritet numerik dhe ndryshoi rezultatin. Shikoj që është një kampionat i ekuilibruat me disa skuadra qe luftojnë për vendin e parë dhe kjo më pëlqen", theksoi trajneri i Kombëtares, Edy Reja.

/Afp.al/

loading...
loading...