Dokumenti/ Ligji i ri për pronat, Jorida Tabaku: Komisioni i Venecias rrëzon qeverinë

Dokumenti/ Ligji i ri për pronat, Jorida Tabaku: Komisioni i Venecias rrëzon qeverinë
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha se Komisioni i Venecias qartësisht ka rrëzuar nismën e Qeverinë shqiptare për ligjin e ri mbi pronat.

Komisioni Venecias e tha qartësisht; Ligji i Pronave i vitit 2015 nuk e kthen pronën", tha Tabaku në reagimin e saj.

"Draft opinioni i Komisionit te Venecias i Publikuar sot përveçse rrëzon skemën e qeverisë për ligjin e Finalizimit të Procesit të transferimit të pronësisë jep dhe një vlerësim të rëndësishëm për Ligjin e Vitit 2015 të kompensimit të pronës", sqaroi Jorida Tabaku.

"Megjithëse nuk është në mandatin e tyre Komisioni Venecias i ka dhënë një përgjigje të merituar qeverisë që në 6 vjet ka marrë mbi 3 iniciativa të kthyer në ligj me subjekt pronën."

Sipas saj, "Komisioni vë në dukje çfarë opozita ka vite që e përmend. Qeveria nuk i rikthen pronën tek i zoti pasi dëshiron ta përdorë për interesa gjoja publikë, praktikisht i mohon një të drejtë të njohur pronarit duke e mbuluar me klauzolën publike që në thelb është interes privat i kryeministrit".

"Kjo skemë është e njohur për qytetarët e Tiranës," tha një ndër funksionaret e larta të partisë më të madhe opozitare, - "sepse është përdorur rëndom nga kryeministri kur qe kryetar bashkie, është rrëzuar edhe nga Komisioni Venecias. Ligji i vitit 2015 nuk është eficent, nuk njeh konceptin e pronës dhe është dhe ka mospërputhje me konventat ndërkombëtare".

"Mekanizmini vitit 2015 është antikushtetues, shkel të drejtat e njeriut dhe të drejtën e pronës. Beteja për pronën është një nga ato nisma që do të shndërrohen në ligje në interes të qytetarëve ditën e parë të PD-së në qeveri".

"Zaptimi i pronës private e publike, ligjet speciale që cënojnë të drejtën e pronës, ligjet e teatrit dhe te aeroportit të Vlorës që shkelin dhe MSA-në, ligje si ai i investimeve strategjike dhe korporatës së investimeve që janë qartazi klienteliste edhe kanë cënuar rëndë të drejtën e pronës!", ishte reagimi i plotë i Jorida Tabakut mbi çështjen aq problematike dhe të diskutueshme, ende të pazgjidhur të pronave në vendin tonë. /Afp.al/

loading...
loading...