“Do të shkatërroj karrierën!” Arrestohet për shantazh e dashura gazetare e ish-ambasadorit të BE-së në Tiranë

“Do të shkatërroj karrierën!” Arrestohet për shantazh e dashura gazetare e ish-ambasadorit të BE-së në Tiranë
E dashura e diplomatit dhe ish-Ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Ettore Sequi, 63 vjeç, është arrestuar. Skenaristja e Rai, Televizionit Publik Shtetëror në Itali, Valentina Pizzale, 41 vjeçe, sipas medieve të vendit fqinj u vu në pranga, pas ndarjes dhe shantazheve prej dy vitesh.

Valentina Pizzale, është gazetare, autore dhe skenariste e filmave të Rai, por u arrestua dy ditë më parë për akte të vazhdueshme dhe të përsëritura shantazhi dhe persekutimi karshi Sequi.

Italiani është emëruar në një post të lartë në Ministrisë e Punëve të Jashtme të Italisë, madje i sapoemëruar nga Ministri Luigi Di Maio, si dhe ka qenë së fundmi ambasadori në Kinë.

Fundi i marrëdhënies së tyre dhe problemet, nisën dy vjet më parë.

Ai mësohet se e ka lënë atë dy vjet më parë, për shkak të punës së diplomatit dhe mospërputhjes së karakterit. Por nuk është pajtuar Pizzale me kërkesat e saj për shpjegime, këmbëngulja për t'u rikthyer së bashku, apo edhe përpjekjet për pajtim, derisa ajo nisi shantazhet dhe madje në shenjë hakmarrjeje besohet se kaloi caqet, aq sa edhe u denoncua dhe u prangos.

Sequi, gjithashtu nga roli i tij publik, e tregonte veten të vendosur mbi refuzimin e tij. Në këtë pikë qëndrimi i gruas ndryshon. Telefonatat dhe mesazhet ndryshojnë tonin dhe përmbajtjen. Rifillimi i marrëdhënies nuk është më një ftesë, por një imponim dhe prapa fshihen kërcënimet dhe hakmarrja. Pizzale ndikon mbi të gjitha në vendosmërinë e saj për të rrezikuar sferën private të ambasadorit, dhe për rrjedhojë karrierën e tij të mundshme, nëse asaj nuk i jepet një shans i dytë.

Diplomati, i cili ka qenë edhe konsull në Teheran, sekretari i parë në përfaqësinë italiane në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York, këshilltar i ambasadës së BE-së në Tiranë dhe përsëri përfaqësues i BE-së në Afganistan dhe Pakistan, kur e kupton që diplomacia nuk është një mënyrë e zbatueshme në këtë rast, ai vendosi ta denoncojë gruan.

Prokurori Daniela Cento dhe prokurorja Maria Monteleone morën çështjen në dorë. Në dosje ata kanë insistimin e 41-vjeçares, thirrjet telefonike, kërcënimet, shantazhet gjithnjë e më të qarta, si: Unë do t’ju shkatërroj gjithçka", kur i thotë ajo ambasadorit, dhe detaje të tjera nga hetimi.

Gruaja u arrestua në rezidencën e saj romake dhe tani është në pritje të gjyqit./Afp.al/

loading...
loading...