Dhuna në derbi/ Disiplina dënon Tiranën me 4 ndeshje pa tifozë, përjashton përgjithmonë huliganët (Emrat)

Dhuna në derbi/ Disiplina dënon Tiranën me 4 ndeshje pa tifozë, përjashton përgjithmonë huliganët (Emrat)
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës, i mbledhur sot në FSHF, vendosi të dënojë dhe gjobisë Tiranën, si organizatore e ndeshjes derbi, për trazirat dhe incidentet e shumta, por dënoi me dy ndeshje dhe gjobiti edhe Partizanin.

Tirana do të luajë katër ndeshjet e ardhshme pa tifozë, ndërsa më tej disa tifozë, emrat e të cilëve janë identifikuar, nuk do të shkelin më në stadium.

Po ashtu, tribuna e "Selman Stërmasit", ku ndodhën trazirat dhe ku qëndronte grupimi i "Capitel Crew', do të mbyllet, për këtë sezon.

Vendimet e Disiplinës:

1 .KF “Tirana”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes kundër FK “Partizani”, datë 29.09.2019, duke mos vlerësuar nivelin e riskut, duke mos garantuar zbatimin e ligjit, mbarëvajtjen e rregullit dhe qetësisë në stadium, si dhe për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke shfaqur materiale propoganduese me të cilat kryhen provokime me karakter politik dhe shoqëror, në bazë të Nenit 63/1/a,Nenit 63/1/b, Nenit 64/5, Nenit 65/3/a/b/c/d/e/f/h/j/k, dhe Nenit 65/4/b/ të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqindmijë) lek.

Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, pezullimin e pjesshëm të zbatimit të këtij dënimi duke urdhëruar shlyerjen e gjysmës e tij.

Urdhërimin e KF “Tirana”, të mbyllë pjesërisht stadiumin”Selman Stërmasi” në sektorin G3, për sezonin futbollistik 2019/2020, duke ndaluar hyrjen në stadium të grupimit të tifozëve “Capital Crew”.

Në bazë të Nenit 11/1/g të KDS, ndalimin e hyrjes përgjithmonë në çdo stadium ku organizohen aktivitete të FSHF të personave të mëposhtëm:

– Elton Bande

– Alban Rexha

– Getard Celiku

– Mateos Majani

– Aksel Manxhari

– Thanas Bendo

– Bledar Luga

– Gentian Qosja

  1. FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve të tij, në bazë të Nenit 65/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve vijuese pa spektator dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
  2. Lojtari i KF “Teuta”, Todorovski Blagoja, në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjellje jo sportive, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera.
  3. KF “Luftëtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të Nenit 65/1, 65/3/c dhe Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek.
  4. Lojtari i KF “Kastrioti”, Abaz Karakaci, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  5. Lojtari i KF “Veleçikut”, Brajan Shekaj, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  6. KF “Veleçiku”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke shkaktuar ndërprejen e përkohëshme të lojës, në bazë të Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.
  7. KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të Nenit 65/1, 65/3/c dhe Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 116 të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.
  8. KF “Turbina”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të Nenit 65/1, 65/3/c dhe Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 116 të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.
  9. Lojtari i KF “Vllaznia B”,Markeljano Pali, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  10. Lojtari i KF “Klosi”, Pavlo Gjonaj, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  11. Lojtari i KF “Skrapari”,Antonio Dosti, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  12. Lojtari i KF “Naftëtari”,Xhuljano Serdari, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  13. Lojtari i SSH “Pepa” U-17, Amadeo Krraba, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  14. Lojtari i KF “Përmeti”,Forald Hoxha, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  15. Pas përfundimit të hetimit disiplinor për ndeshjen e kampionatit të Kategorisë së Parë, midis “Kastrioti – Egnatia” datë 14.09.2019, në bazë të pamjeve filmike, zyrtari i KF “Kastroti”, Gazmend Vogli, për akte të mbetura ne tentataive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 8/1,Nenit 8/2 dhe Nenit 11/h të KDS, dënohet me ndalimin e qëndrimit në dhomat e zhveshjes dhe stolin e rezervave për sezonin futbollistik 2019/2020.

17.Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Turbina”, Ermal Vathi dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/5 të KDS, lojtari Ermal Vathi vendoset në provë për një periudhë 6 mujore./Afp.al/

 

loading...
loading...