Denoncimi: Lëviz me makinë luksi dhe me dy targa, por nuk e ndalin sepse kanë frikë Edi Ramën

Denoncimi: Lëviz me makinë luksi dhe me dy targa, por nuk e ndalin sepse kanë frikë Edi Ramën
"Shikoni si shëtit në Shkodër me makinë me dy targa djali i famozit Bardhok Plana", theksoi Berisha në denoncimin e tij, duke dhënë edhe pamje nga makinat luksoze.

Ish-kryeministri Sali Berisha, e cilësoi "narkoshteti mbi shtetin", një denoncim të fundit, ku tregoi se në Shkodër një person shëtit me makinë luksoze me dy targa.

Sipas tij asnjë polic nuk guxon ta ndalojë, madje edhe kryeministri Rama është në dijeni.

Berisha në denoncimin e tij, iu referua qytetarit dixhital:  

“Te uroj shendet, jam nje qytetar nga shkodra e desha me tregu si funksiono policia e shkodres me ne krye niko brahimin ja si shetit djali i bardhok planaj neper shkoder me dy targa ne makine e se nal kush se kane frike nga Edi Rama, e kena telefonu sa here drejtorin e policine e shkodres per vet bardhokun I cili po zapto krejt shkodren per ndertime pa leje dhe pse eshte me arrest shpie tan diten bardhoku del neper qytet e asnje polic sguxo me e nal, ai akuzohet per pastrim paresh e te trego fotoja e makines si i pastro leket me makinat prodhim i funit normal se krejt prokuroret i ka te vetet ketu kjo eshte policia e drejtesia e narkoshtetit respekte i nderuar.”

Më tej Berisha shton se, "Bardhok Plana eshte supertrafikanti i te gjithe veriut. Ai eshte personi qe ne operacionin Viluni ndiqej nga policia e 5 shteteve dhe qe e shpetoi ish deputeti Mark Frroku, i cili e mori ne makinen e tij dhe pasi e bllokoi tek kthesa e Kamzez postblloku i policise ne makinen e Frrokut, me urdher te Edvin Mafise policet u detyruan qe ta lirojne."/Afp.al

 

loading...
loading...