
Janë 24 lojtarët që janë thirrur nga Bushi për këtë sfidë.
Në listë spikasin emra si Armando Broja i Chelsea-t , Emiljano Bullari i Olympiacos, Giacomo Vrioni që aktivizohet në Serinë B italiane te Citadella, apo Esat Mala i Partizanit, Sherif Kallaku i Teutës, Julian Shehu i Laçit.
Po ashtu është ftuar edhe Arbnor Muçolli, që luan në Danimarkë me Veljen. Dy emrat e rinj të thirrur nga Bushi janë Enis Çokaj i Laçit dhe Qardaku, i Bylis.
Ndërkaq nga kjo listë mungon ish-portieri i Laçit, Gentjan Selmani por edhe mesfushori i Twentes Lindon Selahi, të cilët me shumë gjasa do të grumbullohen nga Edy Reja në kombëtaren A, për dy ndeshjet e radhës ndaj Turqisë dhe Moldavisë. Shqipëria U-21 ka grumbulluar vetëm 2 pikë në 4 ndeshje në grupin 3, 4 më pak se Kosova që ka 6 pikë dhe ka zhvilluar edhe një ndeshje më pak./Afp.al/