Basha: Rama të plotësojë 5 propozimet e opozitës

Basha: Rama të plotësojë 5 propozimet e opozitës
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se nëse Bashkimi Evropian do të ishte kundër zgjerimit, nuk do t’i thoshte po Maqedonisë së Veriut dhe jo Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Në një dalje për media, Basha tha se “fajtori kryesor për dështimin e radhës të integrimit të Shqipërisë është vetë Edi Rama, i cili sipas tij, nuk merr përgjegjësi për drogën, krimin, blerjen e votave, etj”.

“Shqipëria është në krizë, shqiptarët po largohen nga vendi dhe kushtet e Evropës për Shqipërinë sa vijnë e shtohen, ndërkohë që vendet e tjera të Evropës ecin përpara. Nëse BE do të ishte kundër zgjerimit, pse këto vende i thonë PO Maqedonisë së Veriut dhe JO Shqipërisë? Sepse Rama ka dështuar dhe kërkon t’i ikë përgjegjësisë. Duke i ikur përgjegjësisë për bashkëpunimin me personat në listën e zezë të Amerikës, Rama jo thjesht mundohet të heqë fajin, por fakton se ai nuk e do integrimin evropian”, deklaroi Basha.

“Cili nga 9 kushtet reflekton probleme të brendshme të politikës gjermane? Cili nga dy kushtet e reja? Është përpjekje e dalë boje për të hedhur fajin gjetkë. Nuk është momenti për të vazhduar më këtë lojë 6-vjeçare të hedhjes së fajit, kur përgjegjësi është vetëm Edi Rama. Kushtet e Bundestagut janë udhërrëfyes për daljen nga kriza. Nuk kemi kohë për të humbur me njerëz që kanë dështuar dhe tani nuk duan të mbajnë përgjegjësi. Ka ardhur kohë që Rama të hapë krahun dhe të lejojë një vizion të ri që nxjerr Shqipërinë nga kriza. Nuk e meritojnë shqiptarët të mbeten prapa Maqedonisë së Veriut. Jemi popull i zgjuar, por kemi udhëheqjen e gabuar, me dështime të shumta dhe të lidhur me krimin”, shtoi Basha.

loading...
loading...