Basha pas takimit me ministrin e Jashtëm Austriak: Dështimi i katërt për në BE ka një "autor"

Basha pas takimit me ministrin e Jashtëm Austriak: Dështimi i katërt për në BE ka një "autor"
Pas takimit me Ministrin e Jashtëm Austriak Alexander Schallenberg, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, lëshoi akuza mbi qeverinë se po bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE.

"Ndamë shqetësimin për qëndrimin e shumë faktorëve europianëe në raport me mosbesimin që ka krijuar qeveria shqiptare për hapjen e negociatave. Rruga që ka zgjedhur Edi Rama është e gabuar", tha Basha pas këtij takimi.

Sipas kreut demokrat, "dështimi për të herë të katërt është vetëm i Edi Ramës. Edi Rama është i vetmi që po e pengon zgjidhen e kësaj krize".

Lidhur me krizën politike, Lulzim Basha shtoi se, "opozita e bashkuar është në krye të detyrës. Propozimi për reformën zgjedhore vazhdon të mbetet në detyrë".

"Me këtë përgjegjësi i kam thënë edhe ministrit austriak se ne jemi të vendosur që Shqipëria të mos mbetet peng i korrupsionit dhe i asgjësimit të pushteteve të pavarura dhe synimi kryesor është që përmes zgjidhjes politike të dalim nga marshi indietro dhe të ecim përpara me  vendosmëri për të kryer detyrat tona, luftuar korrupsionin shkatërruar lidhjet e politikës me krimin dhe nxjerrjen e parave të shqiptarëve që janë vjedhur’, theksoi Basha.

Megjithëse duhet theksuar fakti se Basha, pavarësisht akuzave, ka folur kohët e fundit me tone shumë më të zbutura karshi kryeministrit Rama, kjo për hir ndoshta edhe të BE-së, pasi një nga kushtet për çeljen e negociatave është zgjidhja e krizës politike./Afp.al

loading...
loading...