Atak në zemër/Muharrem Ahmeti në gjendje të rëndë, miku i tij: Ka nevojë, për lutjet tona

Atak në zemër/Muharrem Ahmeti në gjendje të rëndë, miku i tij: Ka nevojë, për lutjet tona
Këngëtari i njohur i muzikës tallava, Muharrem Ahmeti është duke kaluar një moment të vështirë me jetën, pas një problemi shëndetësor.

Thuhet se Ahmeti ka pësuar atak kardiak, por pikërisht lidhur me këtë lajm që u keqinterpretua, ka reaguar edhe një ndër miqtë e tij më të mirë.

Miq dhe të afërm të Muharrem Ahmetit kanë reaguar me shpejtësi për të përgënjeshtruar lajmin e përhapur mbrëmë në rrjetet sociale se këngëtari ndërroi jetë.

Muzikanti dhe miku i tij, Kristian Xhaferaj që konfirmon se Ahmeti ka kaluar një problem të rëndë shëndetësor.

“Përshëndetje të gjithë shokëve dhe kolegëve të vëllait tonë, Muharrem Ahmeti. Është e pamundur t’i përgjigjem çdo njërit prej jush, kam mbi 700 telefonata. Vërtet (Ahmeti) ka kaluar një gjendje të rëndë shëndetësore, por është gjallë. I lutem të gjithë atyre shokëve që postojnë (fake info) gjëra jo të vërteta, t’i fshijnë sepse nuk janë të vërteta. Vëllai jonë ka nevojë për lutjet tona që gjendja e tij të bëhet më mirë”, shkruan Xhaferaj./Afp.al/

loading...
loading...