Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Trajleri përplas makinën me targa greke, humb jetën shoferi

Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Trajleri përplas makinën me targa greke, humb jetën shoferi
Një aksident tjetër i rëndë ndodhi para pak çastesh, me pasojë vdekjen e një personi.

Viktima po udhëtonte me një makinë me targa greke, kur u përplas nga një trajler.

Aksidenti ndodhi aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Petrushë.

Dyshohet për shkak të lagështirës në rrugë, një trajler i tonazhit të rëndë ka goditur një makinë me targa greke. Nga aksidenti dhe plagët e rënda, shoferi i makinës ka ndërruar jetë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe pritet të zbardhë rrethanat e këtij aksidenti.

Paraditen e sotme një aksident i ngjashëm ndodhi në Qafë-Thanë, ku aty sërish një trajler u përplas me një autobus e për rrjedhojë humbi jetën një e moshuar, si dhe u plagosën dy të tjerë. /Afp.al/

loading...
loading...