Shuhet regjisori, skenaristi dhe producenti Gjergj Xhuvani

Shuhet regjisori, skenaristi dhe producenti Gjergj Xhuvani
Kinematografia shqiptare ka marr sot një lajm të hidhur. Regjisori, skenaristi dhe producenti Gjergj Xhuvani është shuar sot në Romë në moshën 56 vjeçare, pasi ka lënguar nga një sëmundje e rëndë. Bashkë me të jatin shkrimtarin e njohur Dhimitër Xhuvani dhe bashkëshorten, aktoren Luiza Xhuvani, ata janë autorë të disa filmave që janë radhitur në majat e kinematografisë shqiptare, si “Parrullat”, “I dashur armik”, Lindje – Perëndim – Lindje”, ndërsa pritet premiera e filimit të tij më të fundit “Liqeni im”.

Krijmtarinë e tij Xhuvani e ka nisur që në vitin 1991 me filmin “Bardhe e Zi” dhe është autor i 15 filmave. Ai është vlerësuar me disa çmime të rëndësishme si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

Ndarja nga jeta e regjisorit Gjergj Xhuvani, ka tronditur jo pak opinionin publik shqiptar por edhe atë të artit dhe kinematografisë. Xhuvani ishte pjesë e një brezi të artistësh shqiptarë që krijuan dhe kontribuan në fushën e kinemasë, filmit televiziv dhe atij serial pas viteve ’90.; Pa dyshim, ai ishte regjisori më i spikatur i gjeneratës së artistëve të pas viteve 90. Por, cili është kontributi dhe jeta e ish-regjisorit të ndjerë?

Gjergj Xhuvani lindi në Tiranë në vitin 1963. Ai ishte djali i shkrimtarit të famshëm Dhimitër Xhuvani, i cili u nda nga jeta 10 vite më parë. Gjergji u diplomua në Akademinë e Arteve në vitin 1986. Për katër vite me rradhë ai punoi si asistent regjisor dhe në moshë relativisht të re drejtoi filmin e tij të parë ‘’Bardh e Zi’’ në vitin 1990, ku shkroi edhe skenarin e tij.

Xhuvani bashkëpunoi me bashkëshorten e tij Luiza Xhuvanin, në disa filma të tij. Në vitin 1995, ai prodhoi filmin “Dashuria e fundit’’, ku Luiza luante rolin e një prostitute. Më pas ai prodhoi në vitin 1999 ‘’Funeral Business’’ duke kontribuar si producent dhe skenarist.

Kulmi i karrierës së tij regjizoriale erdhi në vitin 2001, kur ai drejtoi dhe nxori në ekran filmin e njohur ‘’Parrullat’’, një komedi-dramatike nga epoka e diktaturës. Ky film bashkoi një numër aktorësh të njohur të ekranit shqiptar, si: Birçe Hasko, Agim Qirjaqi, Artur Gorishti, Luiza Xhuvani, Fadil Kujovska, Marko Bitraku, Niko Kanxheri etj. Filmi pati sukses dhe u hyri në listën e ‘’Çmimeve Oskar për Filmin më të mirë të Huaj’’ në vitin 2002.

Xhuvani vazhdoi të prodhonte filma të tjerë interesantë si: “I dashur armik” (2004) dhe “Lindje- Perëndim- Lindje” (2008), ku u vlerësua pozitivisht nga kritika dhe u përfshi për herë të dytë në listën e filmave të huaj më të mirë për çmimet Oskar’ në vitin 2009. Gjergj Xhuvani ndërroi jetë teksa po punonte për xhirimin e filmit ‘’Liqeni im’’. Arti dhe kinematografia shqiptare humbën sot një nga figurat më të nderuara, i cili i dha dimension të ri filmit shqiptar edhe në periudhën e vështirë të demokracisë.

Bibliografia krijuese e Gjergj Xhuvanit 

Regjisor

Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 5 seri

Lindje, perëndim, lindje – (2008)

I dashur armik – (2004)

Parullat -(2001)

Funeral Business – (1999)

Dashuria e fundit – (1995)

Një ditë nga një jetë – (1994)

E diela e fundit – (1993)

Bardhë e zi – (1991)

Skenarist

Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 10 seri

I dashur armik – (2004)

Parullat -(2001)

Funeral Business – (1999)

Dashuria e fundit – (1995)

Një ditë nga një jetë – (1994)

E diela e fundit – (1993)

Bardh e zi – (1991)

Producent

Funeral Business – (1999)

Një ditë nga një jetë – (1994)

Aktor

Edhe ne luftuam – (1981) (TV)

Hijet që mbetën pas (1988)

loading...
loading...