Lufta kundër informalitetit intensifikohet, qeveria del me paketë të re ligjore

Lufta kundër informalitetit intensifikohet, qeveria del me paketë të re ligjore
Lufta kundër informalitetit do të sjellë edhe një paketë të re ligjore, e cila po përgatitet dhe do të jetë gati për konsultim publik në fillim të shtatorit. Kjo u bë me dije nga Ministria e Financave Anila Denaj gjatë një inspektimi në kryeqytet. Në këtë mision kundër informalitetit qeveria duket se ka kundër gjykatat, të cilat jo në pak raste kanë rrëzuar vendimet e tatimeve për mbyllje të bizneseve theksoi Denaj.

Ndërkohë, drejtoresha e përgjithshme e tatimeve Ibrahimaj bëri me dije edhe rezultatet më të fundit të luftës kundër informalitetit.

Aksioni i këtij viti kundër informaliteti nisi më 4 korrik dhe shkeljet më të shpeshta që u evidentuan ishin mos lëshimi i kuponin tatimor dhe mosdeklarimi i punonjësve.

Konsultimi publik mbi projektligjin për Fiskalizimin do të vazhdojë deri në fund të muajit gusht. Për këtë, të gjitha grupet e interesit dhe opinioni në tërësi janë ftuar të japin komentet dhe sugjerimet e tyre. Krahas platformave online:

?http://www.konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/195

?https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi

do të zhvillojmë konsultime me grupe të ndryshme të interesit në MFE, sipas kalendarit më poshtë:

✅20 Gusht – Takim me kontabilistët

✅22 Gusht – Takim me biznesin e IT-në

✅23 Gusht – Takim i Këshillit Tatimor

✅27 Gusht – Takim me shoqatat e biznesit

✅28 Gusht – Takim me Shoqatën e Bankave

✅29 Gusht – Takim i Këshillit të Investimeve

loading...
loading...