Gega Oil përgënjeshtron shtetin: Nuk na janë mbyllur pikat e shitjes

Gega Oil përgënjeshtron shtetin: Nuk na janë mbyllur pikat e shitjes
Gega Oil tha sot në një deklaratë publike se vazhdon aktivitetin normalisht në të gjithë Shqipërinë.

Madje kompania sugjeron: Mos bini pre e lajmeve FAKE që qarkullojnë në media.

Kemi mbi 26 vite që sjellim vlerat më të mira në tregun Shqipëtar dhe kështu do të vazhdojë sot e përgjithmonë.

Në vijim Gega Oil thotë se nuk i ka vjedhur blerësit e karburantit:

"Klientët tanë mund ta bëjnë gjumin e qetë natën, sepse ne nuk kemi vjedhur dhe nuk do të vjedhim askënd".

Reagimi erdhi pas këtij njoftimi nga Policia e Shtetit:

"

Vijon operacioni kundër informalitetit e evazionit fiskal.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me organet tatimore, ka ndjekur veprimtarinë e tatimpaguesit “Gen Klaudis ShA, në vijim të zbatimit të Planit të Masave kundër Informalitetit dhe Evazionit Fiskal në sektorët e Turizmit, Ndërtimit, Hidrokarbureve, Tregtimit të mallrave me akcizë dhe ka ushtruar kontroll në datën 07.08.2019.

Nga kontrolli tatimor janë gjetur pompa, të cilat në shkelje të ligjit, funksiononin në regjim manual dhe për këtë arsye, është kryer bllokimi i tregtimit të karburantit nga ky subjekt.

Menjëherë pas bllokimit, u kryen hetime intensive që çuan në konkluzionin se administratori i kompanisë, shtetasi P. G përmes subjektit “Gen Klaudis ShA”, që njihet me emrin tregtar “Gega Oil”, ka kryer evazion fiskal në përmasa të konsiderueshme.

Po ky shtetas është proceduar katër vjet më parë nga Drejtoria e Policisë Shkodër, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Pas veprimeve hetimore, Policia e Shtetit i referoi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, materialet në ngarkim të shtetasit P.G

Prokuroria nxorri një urdhër ndalimi për këtë shtetas, i cili rezulton se është larguar nga vendi në datën 09.08.2019.

Shtetasi P. G u shpall në kërkim për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" , "Ndryshimi në aparatet matëse" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale".

loading...
loading...