Çështja “Valdrin Pjetri”, Prokuroria e Përgjithshme kërkon ballafaqimin e shenjave të gishtave

Çështja “Valdrin Pjetri”, Prokuroria e Përgjithshme kërkon ballafaqimin e shenjave të gishtave
Sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme i ka dërguar një letër-porosi zyrës së Interpolit në Itali, ku kërkon informacion lidhur me figurën e Valdrin Pjetrit.

Mes të tjerash kërkohen edhe shenjat e gishtave të tij, për të bërë një ballafaqim, gjë që do të sjellë edhe zbardhjen e së vërtetës për të shkuarën e tij në Itali.

Nga ana tjetër, Prokuroria do të kërkojë edhe gjurmët e gishtave të Valdrin Pjetrit, për të bërë një ballafaqim me të dhënat që pritet të vijnë nga Italia.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, publikoi të dhënat e Kuesturës së Firences në Itali, në lidhje me kandidatin socialist për Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri. Sipas dokumentit, Pjetri është arrestuar në flagrancë në Firence në 27 janar 2003, ndërsa është dëbuar nga Italia më 4 shkurt 2003, pasi u dënua më 21 qershor 2003 nga Gjykata e Firences me 18 muaj burgim dhe gjobë 1000 euro.

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, tha se “Pjetrit i ndalohet nga ligji i dekriminalizimit të ushtrojë funksion publik dhe se këtë informacion e kishte edhe Kryeministri Edi Rama, para se ta emëronte Pjetrin si drejtues politik të Partisë Socialiste për Shkodrën”.

“Partia Demokratike i kërkon organit të prokurorisë nisjen e menjëhershme të procedimit penal ndaj shtetasit Vladrin Pjetri, për kryerjen në mënyrë të përsëritur, në të paktën 4 raste, të krimit të falsifikimit të Formularit të Dekriminalizimit. Edi Rama dhe kukullat e tij në prokurori, mund ta pengojnë apo vonojnë nxjerrjen e rezultateve zyrtare për këtë rast. Por ato nuk do të arrijnë kurrë t’i imponojnë Shkodrës dhe qytetarëve të saj të nderuar, një Kryetar Bashkie, pjesë të krimit të organizuar dhe një trafikant të dënuar droge”, tha Bardhi.

loading...
loading...