A do ta fitojë qeveria dhe populli betejën ndaj abuzimit me karburantet?

A do ta fitojë qeveria dhe populli betejën ndaj abuzimit me karburantet?
Kontrollet e inspektoriatit shtetëror teknik dhe industrial kanë zbuluar se skema klasike e mashtrimit me cilësinë e karburanteve në vend është ajo e përzierjes së naftës bruto me elementë të tjerë. Në intervistën dhënë për RTSH-në, kreu i inspektoriatit shtetëror teknik dhe industrial Admir Abrija, shton se këto skema mashtrimi janë gjetur në të gjithë hallkat e sektorit hidrokarbur. Në kuadër të kësaj beteje, në Porto Romano të Durrësit do të vendoset për herë të parë një laborator i specializuar për të analizuar në më pak se një orë cilësinë e karburanteve që vjen nga importi dhe atyre që shkojnë për eksport.

Kontrollet për cilësinë do të intensifikohen gjatë muajve të ardhshëm ndaj autoritetet i bëjnë thirrje bizneseve të respektojnë standardet e kërkuara që të mos përballen me bllokim të aktivitetit, sikurse ka ndodhur edhe në disa rafineri kryesore të përpunimit të naftës.

Në muajin gusht, sektori i hidrokarbureve është vënë në qendër të kontrolleve intensive nga autoritetet. Pak ditë më parë, hetimi doganor gjobiti me 41 milionë lekë një nga operator në Porto Romano, pasi inspektorët konstatuan mungesë të një sasie të madhe të produktit të benzinës në magazinat fiskale.

loading...
loading...