
Chelsea ka emëruar ish-lojtarin dhe legjendën e klubit, Frank Lampard, trajnerin e ri të skuadrës.
Pas largimit të Fabrizio Sarri tej Juve, fituesit e Europa League, nënshkruan një kontrate trevjeçare me 41-vjeçarin, i cili largohet kështu nga Derby Country/
Lampard si lojtar kaloi 13 vite në “Stamford Bridge” për të drejtuar Juventus-in ka luajtur 648 ndeshje me blutë e Londrës, duke fituar 11 trofe.
“Jam tej mase krenar që po kthehem te Chelsea si trajner”, tha Lampard. “Të gjithë e dinë dashurinë që kam për këtë klub dhe historinë që kemi ndarë bashkë. Sidoqoftë, jam i përqendruar te puna që më është dhënë dhe përgatitjet për sezonin që na pret”, theksoi Lampard.