Zgjedhjet në Greqi, Tsipras aspak i trembur nga sondazhet

Zgjedhjet në Greqi, Tsipras aspak i trembur nga sondazhet
Grekët shkojnë në votime të dielën, edhe pse ishin edhe pak më shumë se para një muaji, kur  partia e krahut të majtë, Syriza, pësoi humbje në zgjedhjet për Parlamentin Evropiaan dhe ato rajonale, përballë konservatorëve të opozitës, Demokracia e Re.

Kryeministri Alexis Tsipras, 44 vjeç, i cili erdhi në pushtet përmes një platforme anti-kursim gjashtë vjet më parë, reagoi pas humbjes duke thirrur zgjedhjet e parakohshme.

Greqia u prek më tepër nga kriza financiare globale në 2008, ndërkohë prej atij viti pas disa reformave financiare, para zgjedhjeve të 7 korrikut sondazhet sugjerojnë një fitore të madhe konservatore.

Megjithatë, Kryeministri Alexis Tsipras, vazhdon të besojë se mund të pretendojë fitoren, duke ju kërkuar qytetarëve një shans të ri për të qeverisur, tashmë i lirë nga kreditoret e huaj, siç ka theksuar në dy mitingjet e fundit në Patra dhe Selanik.

“Ky miting i sotëm çon një mesazh të përmbysjes së rezultatit në të gjithë Greqinë. Le të mos nxitohen të kthehen princërit në fronin e tyre. Populli grek nuk e ka thënë ende fjalën e tij të fundit”, tha Tsipras .

Nga ana tjetër, i sigurt për fitoren ,rivali i tij konservator , Mitsotakis premton investime të reja, taksa më të ulëta dhe paga më të mira.

“Ju kërkoj të më jepni fuqinë që t’i shërbej vendit tim, të bashkoj grekët dhe të qeveris me efikasitet me armën e fuqishme të së vërtetës!”, tha  Kyriakos Mitsotakis,  lideri i Demokracia e Re.

Janë të paktë ata që besojnë se SYRIZA mund të kthejë rezultatin, pavarësisht disa masave pozitive që ka marrë për shtresat në nevojë.

Konservatorët nga ana e tyre shpresojnë të sigurojnë një përqindje sa më të madhe për të siguruar shumicën parlamentare, apo edhe një qeveri  pa partner koalicioni, pasi në rast të kundërt, vendi fqinj me Shqipërinë, mund të shkojë përsëri në zgjedhje të reja.

loading...
loading...