“Zgjedhjet me Greqi, leksion për Shqipërinë”, Arben Malaj kritika Bashës për fitoren e Mitsotakis

“Zgjedhjet me Greqi, leksion për Shqipërinë”, Arben Malaj kritika Bashës për fitoren e Mitsotakis
Arben Malaj, ish-ministër i Financave, u shpreh se vendi ynë fqinj që është pjesë e BE-së, atje ku Shqipëria kërkon të anëtarësohet, dha një leksion demokracie sesi duhen bërë zgjedhjet.

Malaj ka reaguar në fakt, pasi beson se Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është gëzuar, teksa ka uruar i pari Kyriakos Mitsotakis për fitoren e tij në zgjedhjet e përgjithshme të Greqisë.

Nëpërmjet një postimi në Tëitter, Basha uroi homologun e tij të qendrës së djathtë në Greqi për rezultatin e arritur në zgjedhje dhe shkroi se kjo fitore shërben si shembull i ndryshimit dhe vlerave demokratike në Shqipëri.

Në reagimin e tij, Arben Malaj thekson se, “zgjedhjet me Greqi janë një leksion demokracie. Rezultati doli dhe u njoh nga palët menjëherë. Humbësi uroj fituesin dhe i kujtoj përgjegjësitë ndaj vendit. Rotacioni do të ndodh menjëherë. Syriza fitoj pikën më të lartë të sondazheve dhe Neodemokracia më të ulëtën,” u shpreh Malaj.

Ai nënvizon se “në politikë ka edhe humbje që të bëjnë fitues”, ndërkohë lidhur me zgjedhjet dhe fitoren e opozitës në Greqi, ish-ministri i Financave ngre pesë çështje të diskutueshme, që sipas tij, nuk duhet të gëzojnë kreun e Partisë Demokratike, Luzlim Basha.

“Tzipras zgjidhi një krizë dhjetë vjeçare me Maqedoninë e Veriut dhe kjo i kushtoj shumë vota”, theksoi ai, ndërsa lidhur me linjën partiake dhe impaktin me Shqipërinë gëzimi i PD-së duhet më i matur për 5 arsye kryesore.

“1. Neo Demokracia ka bërë paralajmërime bllokuese për çeljen e negociatave.

"2. Sa më shumë ne i afrohemi BE-së, aq më të vogla bëhen ndikimet në ligje partiake për hapat e mëtejshme integruese.

"3.  Sa më shume i afrohemi BE aq më shumë vendime merrem me veto bllokuese qoftë edhe të një vendi dhe aq me te vogla bëhet mbështetja në linjë partiake.  Sepse dhe një vend i vetëm mund të bëj zero mbështetjen e 27 vendeve të tjera. 

"4. Proceset integruese janë bërë me të gjatë dhe askush nuk mund të garantojë se brenda rotacionit politik, në një vend partner të maksimizosh mbështetjen dhe rezultatin.

"5. Vendet e BE-së, pavarësisht ndarjeve të tyre në linje partiake, aktualisht bëhen gjithnjë e më pak përcaktuese.”

loading...
loading...