Zbulohet parcela me bimë narkotike, në pranga kultivuesit

Zbulohet parcela me bimë narkotike, në pranga kultivuesit
Policia e Vlorës ka zbuluar një parcelë, më pas ka asgjësuar bimët narkotike në fshatin Mekat, Njësia Administrative Shushicë dhe ka vënë në pranga kultivuesit e tyre.

Policia bën me dije se "të arrestuarit janë shtetasit B.M., 59 vjeç dhe B.B., 58 vjeç, banues në fshatin Mekat".

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...