Zbresin pistën me shpejtësi marramendëse, përplasen mes tyre dhjetëra çiklistë

Zbresin pistën me shpejtësi marramendëse, përplasen mes tyre dhjetëra çiklistë
Kur një çiklist ka humbur ekuilibrin, efekti domino ka qenë i pashmangshëm dhe dhjetëra sportistë janë rrëzuar në garën e downhill ‘Mountain of Hell’, në zonën e skive Les Deux Alpes në Francë.

700 çiklistë profesionistë dhe amatorë, ishin nisur nga 3400 metra, një zonë e akullt për të zbritur poshtë, për 900 metra në një rrugë akulli dhe dëbore.

Sipas mediave lokale, asnjë nuk është lënduar rëndë. Shumë biçikleta janë shkatërruar plotësisht pas përplasjes. /l.k./

Marrë nga www.dailytelegraph.com

loading...
loading...