Vettingu në polici nis në gusht, faza e parë do zgjasë deri në qershor 2020

Vettingu në polici nis në gusht, faza e parë do zgjasë deri në qershor 2020
Vettingu në Policinë e Shtetit pritet të fillojë javën e parë të gushtit me 245 drejtuesit e parë me funksione dhe grada të larta.

Zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj, tha për mediat se faza e parë për 245 drejtuesit me funksione dhe grada të larta do zgjasë deri rreth 1 vit.

“Ne shpresojmë që në fillim të gushtit të fillojnë seancat e para, por gjithsesi kjo nuk duhet marrë si absolute. Sipas ligjit në ditët e para të qershorit të 2020 ky proces duhet të ketë përfunduar.

Ne kemi parashikuar një masë më të butë që nuk është përjashtimi. Kemi menduar që nëse dikush, edhe këtë e parashikon edhe ligji, nëse dikush ka integritet dhe justifikon edhe pasuritë, nëse ka mangësi në pjesën profesionale, mund të riedukohet, riformohet tek akademia e sigurisë dhe mund të shërbejë në Policinë e Shtetit”, deklaroi Hodaj, cituar nga Ora news.

Rreth 13 mijë efektivë policie pritet të kalojnë në filtrat e vettingut, proces që do të kryhet në pallatin e kongreseve, në sallat ku po kalojnë në sitë dhe njerëzit e drejtësisë.

Vlerësimi në fazën e parë do të bëhet nga një Komisioni i jashtëm i përbërë prej 15 personash, ndarë në tri grupe.

Faza e dytë dhe e tretë do të zhvillohen nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.

Foto Google

loading...
loading...