Vazhdimi i aksionit opozitar, Basha mbledh kryetarët e bashkive të djathta

Vazhdimi i aksionit opozitar, Basha mbledh kryetarët e bashkive të djathta
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur në selinë Blu, kryetarët e bashkive të djathta ku në qendër të këtij takimi është vijueshmëria e aksionit opozitar.

Burime nga PD-ja tregojnë se ky është një takim konsultativ, që vjen në vazhdën e takimeve të z.Basha në rrethe.

Po sipas tyre, Basha do diskutojë gjerësisht axhendën e opozitës, ndërsa të premten pritet të mbledhë Kryesinë dhe ish-grupin parlamentar.

Opozita do vijojë protestat, me pretendimin e shtuar për mosnjohjen e zgjedhjeve të 30 qershorit. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...