Vasili: Si e betonizoi Lulishte “1 Majin” Bashkia e Tiranës

Vasili: Si e betonizoi Lulishte “1 Majin” Bashkia e Tiranës
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili denoncon me fakte zhdukjen e lulishte 1 Maji në kryeqytet.

Sipas tij, Bashkia e Tiranës harxhon 500 mijë euro, që në vend të gjelbërimit, të shtojë betonin në qytet.

“Po me gjelbërimin ç’patën???

Lulishtja Çajupi përballe ish- Ekspozitës Shqipëria Sot, ne Njësinë 5 ne Tirane ishte plot gjelbërim.

Bashkia e Tiranes harxhon 500 mije euro, në vend që ta shtonin gjelbërimin i shtojnë beton.

Po me gjelbërimin ç’patën xhanëm.

Për vite te tera qindra banore të të gjitha moshave kanë kaluar paraditet dhe pasditet aty fale këtij gjelbërimi, ç'patën që jua prishën??

Megjithatë fotot flasin vetë”, shkruan Vasili në rrjetin social. /l.k./

loading...
loading...