Vaji i karrotës, vlerat dhe përdorimi e tij

Vaji i karrotës, vlerat dhe përdorimi e tij
Vaji i karotës është një mbrojtës shumë i mirë i lëkurës dhe i jep asaj rivitalitet.

Karrota është një ilaç natyror kundër acarimit të epidermave, pezmatimit të lëkurës apo skuqjes. Përdorimi i vajit të karrotës është zgjidhja efikase, si për të marrë ngjyrë ashtu edhe për të ushqyer lëkurën tuaj përmes masazhimit të saj.

I pasur me vitaminë A, vaji i karrotës e mbron lëkurën nga çdo lloji irritimi duke e zbutur dhe duke e bërë atë tepër elastike.

Sipas studiuesve, vaji i karrotës është cilësuar si një produkt kundër plakjes, pasi e bën lëkurën më të shëndetshme, ka efekt hidratues dhe qetësues.

Ky lloji vaj është i këshillueshëm veçanërisht për lëkura të thata. Gjithashtu është i dobishëm edhe për shëndetin e flokëve tuaj. Ju mund ta aplikoni në formë maske dhe rezultatet do të jenë të dukshme.

loading...
loading...