U njohën në rrjete sociale dhe u takuan, 24-vjeçarja u gjet e copëtuar në 14 pjesë, çfarë ndodhi...

U njohën në rrjete sociale dhe u takuan, 24-vjeçarja u gjet e copëtuar në 14 pjesë, çfarë ndodhi...
Duhet të ishte një takim i këndshëm, por u përmbyll në tragjedi. 24-vjeçarja Sydney Loofe, u gjet e vdekur pranë Edgar, në jugperëndim të Omaha, Nebraska, ku kishte lënë takim me një burrë të cilin e kishte njohur nëpërmjet rrjetit social Tinder.

Trupi i vajzës ishte copëtuar në 14 pjesë dhe ishte braktisur përgjatë rrugës. Ngjarja e rëndë daton në vitin 2017, por gjatë së hënës, Aubrey Trail, 52 vjeç dhe e dashura e tij Bailey Boswell, 25 vjeçe u dënuan për vrasje.

Viktima kishte lënë takim nëpërmjet chatit, por atë mbrëmje 15 nëntori 2017, nuk u kthye në shtëpi. Duket se Sydney ishte bërë pjesë e një loje erotike për para dhe në momentin e takimit burri i tregoi fantazitë e tij, duke përfshirë edhe të dashurën e tij dhe 24-vjeçarja kishte pranuar.

Por gjatë lojës erotike, diçka shkoi keq dhe e reja gjeti vdekjen. Pas denoncimit të nënës për zhdukjen e saj, për një muaj me radhë u bënë kërkime për gjetjen e së resë, deri kur u gjet e copëtuar ë 14 pjesë.

Ekspertiza e kryer në trupin e 24-vjeçares, tregoi se vdekja ishte shkaktuar prej asfiksisë, si pasojë e një shtrëngimi në fyt. Gjatë procesit gjyqësor edhe vajza të tjera pohuan se kishin përjetuar të njëjtën gjë si Sydney me çiftin, por se ato kishin refuzuar të shkonin më tej.

 

loading...
loading...