U kap me drogë në makinë, shqiptari i tregon gjykatës se i duheshin lekë për dasmën

U kap me drogë në makinë, shqiptari i tregon gjykatës se i duheshin lekë për dasmën
Një shqiptari 29 vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, arrestuar në Passignano për trafik droge, i tha gjykatës arsyet pse ishte bërë trafikant.

"Kam gabuar, por e kam bërë nga dashuria. Për njëzet ditë unë martohem. Kisha nevojë për para për dasmën”,- thuhet të jetë shprehur shqiptari në Gjykatën e Perugias, sipas medieve vendase.

29 vjeçari u arrestua të mërkurën nga policia, e cila arriti tek shqiptari vetëm nëpërmjet gjurmimit të konsumatorëve që e merrni lëndën narkotike tek ai.

Ai u ndalua në luginën e Passignano dhe u gjet me 9 pako kokainë në makinë.

Gjatë aksionit të policisë në telefonin e shqiptarit telefononin klientë që ishin në pritje të marrjes së drogës. /l.k./

Marrë nga perugiatoday.it

loading...
loading...