“Tekefundit s’kanë rëndësi vitet e jetës, por jeta në vitet e tua”, mesazhi që jep Edi Rama sot për ditëlindjen e tij!

“Tekefundit s’kanë rëndësi vitet e jetës, por jeta në vitet e tua”, mesazhi që jep Edi Rama sot për ditëlindjen e tij!
Dita e sotme është një ditë e veçantë për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ai feston sot 55-vjetorin e lindjes së tij.

Ka marrë urime të shumta, dhe iu është përgjigjur me mesazhin, “Faleminderit pafund dhe ndjesë për pamundësinë që t’u përgjigjem një për një, urimeve tuaja të pafundme për 55 vitet e mia.”

“Tekefundit s’kanë rëndësi vitet e jetës tënde. Ka rëndësi jeta në vitet e tua”, thoshte Presidenti Lincoln,’ u shprehur Rama, teksa mesazhin falënderues për urimet që i kanë shkuar, e ka shoqëruar edhe me dy foto, një në rininë e tij e tjetra aktuale.

Por në këtë përvjetor Rama nuk është në Tiranë.

Kryeministri shqiptar ndodhet në Poloni, ku po mbahet Konferenca e Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë. Mesa duket kryeministri do ta festojë atje sot ditëlindjen.

Kjo konferencë do të zgjasë për dy ditë me radhë, sot dhe nesër. Marrin pjesë liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

 

loading...
loading...