
Zikaltërit kanë përfituar plot 2.5 milionë euro nga shitja e Manajt.
Skuadra spanjolle e Albasete, në radhët e së cilës Manaj zhvilloi një sezon të shkëlqyer, dështoi në fund që të ngjitej në Primera Division, por kishte detyrim blerjen e sulmuesit, para se të bëj llogaritë për t’u rikthyer sezonin tjetër në elitën e futbollit spanjoll.
Ray Manaj ishte pjesë e rëndësishme e Albacete, në sezonin që lamë pas, me të cilën u aktivizua në 29 ndeshje të kampionatit, duke shënuar 6 gola.
Edhe pse ai nuk mundi dot të bëhej pjesë e një skuadre të madhe të Seria A, për të vazhduar karrierën me skuadrën e parë zikaltër në Itali, Manaj ka mundur të kthehet në një lojtar tepër të vlefshëm e me perspektivë në të ardhmen. Shifrat prej 2.5 milionë eurove kalon edhe vlerën e merkatos së disa prej lojtarëve kuqezi, që aktivizohen me ekipin e parë të Edy Reja.