Taulant Balla: Meta shkarkohet në shtator, zgjedhjet e tjera në vitin 2021

Taulant Balla: Meta shkarkohet në shtator, zgjedhjet e tjera në vitin 2021
Vijon puna hetimore për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Komisioni hetimor pasi të dëgjojnë në një seancë  kreun e shtetit do të përgatisë një raport, i cili pritet të votohet në Parlament, ku edhe kërkon të paktën 94 vota.

Në rast se votohet nëKuvend shkarkimi i tij kërkohet që të shprehet edhe Gjykata Kushtetuese, e cila për momentin është jofunksionale.

Ndërkaq, kreu i grupit socialist, Taulant Balla nga Elbasani u shpreh sot besimplotës se deri në Shtator Kushtetuesja do të jetë funskionale.

“Ilir Meta ka bërë një akt të rëndë. Nëse komisioni do të konkludojë që shkelja është e rëndë, patjetër që do të shkarkohet dhe ky proces do të certifikohet nga Gjykata e re kushtetuese që në shtator do të jetë gati”, nënvizoi Balla.

Lidhur me 13 tetorin dhe dekretin e Presidentit Meta, Balla thotë se zgjedhje do të ketë vetëm në 2021.

“Dua t'ua them shumë troç. Unë besoj që jeni të qartë që zgjedhje të tjera, ato të përgjithshme janë vetëm në 2021. Zgjedhje të tjera nuk ka më.

PS fitoi 60 nga 61 bashkitë në zgjedhjet e 30, pa opozitën në garë, por Balla thotë se është momenti për të dialoguar me Partinë Demokratike, por pa përjashtuar opozitën në Parlament.

loading...
loading...