
Mbrojtësi kuqezi, Sergio Kalaj do të jetë lojtar i Lazio të paktën edhe në 3 sezonet e ardhshme.
Talenti nga Malësia e Madhe firmosi kontratën me Igli Taren.
Ai nis kështu karrierën me ekipin e parë si profesionist pas eksperiencës mjaft pozitive me ekipin e të rinjve.
Kalaj është gjithashtu pjesë e Kombëtares U-21, me të cilën ka treguar një formë të kënaqshme.
Falë edhe faktit që Lazion e drejton Igli Tare vijon traditën e viteve të fundit, duke përfshirë shqiptarë në planet e tij.
Pas Lorik Canës, Etrit Berishës, edhe Thomas Strakosha, Valon Berisha e Riza Durmishi janë bërë vitet e fundit pjesë e ekipit të Seria A. Por sezonin që vjen pritet të ketë një numër shumë më të madhe futbollistësh të Kombëtares kuqezi, ose me orgjinë shqiptare, që luajnë në Itali.
Shqiptaret sezonin e ardhshëm në Serie A
Kastriot Dermaku - Parma
Thomas Strakosha - Lazio
Etrit Berisha - Spal
Berat Gjimshiti - Atalanta
Emanuele Ndoj - Brescia
Marash Kumbulla - Verona
Sergio Kalaj - Lazio
Valon Berisha - Lazio
Amir Rrahmani - Verona
Elseid Hysaj - Napoli
Marco Alia - Lazio (portier i tretë)
Giacomo Vrioni - Sampdoria (ende jo zyrtare)
Erald Latki - Fiorentina (ende jo zyrtare)