Studimet e fundit: Njihuni me rrezikun e djegies nga dielli! (efektet nuk janë të menjëhershme)

Studimet e fundit: Njihuni me rrezikun e djegies nga dielli! (efektet nuk janë të menjëhershme)
Antony Young, profesor i fotobiologjisë eksperimentale në King’s College London, paralajmëron se shumica e dëmeve të shkaktuara nga rrezatimi ultravjollcë nuk janë të dukshme për syrin e lirë.

Ditët e nxehta dhe me diell i ekspozojnë njerëzit më tepër drejt një rreziku për djegie nga dielli.

Por kjo nuk është vetëm një shqetësim afatshkurtër.

Kanceri i lëkurës është një efekt i vonuar, që mund të zgjasë 20 vjet, sipas Young.

“Ajo që ne shohim, zakonisht gjashtë deri në 24 orë më vonë, është djegie nga dielli. Por kjo është vetëm një manifestimi klinik i një sasie të madhe dëmtimi që fillon të ndodhë sapo ta ekspozoni lëkurën tuaj në diell”.

“Për shkak se ne nuk i riparojmë të gjitha dëmtimet, ne kemi ndryshime thelbësore në ADN-në tonë në lëkurë që janë pararendësit e kancerit të lëkurës. Pothuajse të gjitha kanceret e lëkurës shkaktohen nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellit”.

Ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë të diellit gjithashtu mund të përshpejtojë plakjen e dukshme të lëkurës.

loading...
loading...