
Ai mbushi 51-vjeç dhe kafen e mëngjesit e konsumoi me nënën e tij, Rukën.
Modeste mund të ketë quhet surpriza e Kryeministrit të Kosovës për të ëmën, vetëm një kafe që ajo e konsumon në çdo mëngjes, madje në shtëpi.
Por përtej kësaj modestie, a ka tjetër të krahasuar apo çmim urimi që mund të marrë i biri nga nëna e tij, në një përvjetor ditëlindjeje, qoftë edhe nëse ai është në detyrën e Kryeministrit...
Më pas Ramush Haradinaj ka marrë një urim të veçantë nga bashkëshortja e tij Anita Muçaj-Haradinaj.
“Ti sot po i bon veç 51 vjet e me mua në martesë po i bojmë veç 16. Shumë muj e shumë kom për t’thon, por shkon gjatë ky muhabet, prandaj nuk po e zgjas e po e përmbledh, që pavarësisht që shumë po më mungon e besa edhe shpesh mërzitem që s’po t’shoh vazhdon të jesh burri më ideal që ekziston! Të dua Ramush Haradinaj”.
“Gëzuar për jetë!!! (Vazhdoj me mendu që jom dhurata më e mirë që ke mujt me marrë najherë për ditëlindje”, ka shkruar Anita në Facebook