Situata politike/ Nishani: Opozita ka hyrë në fazën e betejës finale

Situata politike/ Nishani: Opozita ka hyrë në fazën e betejës finale
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani është shprehur se, qëllimi i opozitës nuk ka dështuar, për arsye se aksioni i saj nuk ka përfunduar.

Në një intervistë për “Top Talk”, Nishani tha: “Opozita në gjykimin tim ka hyrë në fazën e betejës finale. Përderisa nuk kemi një proces të përfunduar, nuk mund të themi që dështoi qëllimi i opozitës. Mendoj se do të ketë një radikalizmim akoma më të madh politik të këtij procesi; të përballjes së qytetarëve me këtë që është tashmë është instaluar si regjim monopartiak”, deklaroi ish–presidenti.

Janë akumuluar aq shumë problematika, që po bëhen shumë agresive. Bëhet fjalë për çështje sociale dhe ekonomike, që opozita nuk mund t’i menaxhojë dot. 85% e qytetarëve shqiptarë nuk janë me këtë qeveri, që do të thotë se 15% nuk mund të sundojë më”. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...