“Shqipëria nën sundimin e një të çmenduri. Historia e vendit tonë 30 qershorin do ta kujtojë si ditë zie!”

“Shqipëria nën sundimin e një të çmenduri. Historia e vendit tonë 30 qershorin do ta kujtojë si ditë zie!”
Nga Klajda Gjosha

Çdo ditë që kalon bindem edhe më shumë se Shqipëria është nën sundimin e një njeriu të sëmurë, që pasi mori tepsinë dhe timonin, pasi shkatërroi ekonominë, pluralizmin politik, demokracinë, i mbylli gojën medias së lirë, kapi të gjitha pushtetet, tashmë e ka shitur Shqipërinë për interesa të errëta personale dhe kriminale!

Shqipëria nuk ka më qeverisje por është e marrë peng nga një grup individësh të kthyer në një organizatë terroristësh, që si kamikaz hidhen në erë, në emër të marrëzisë, etjes për pushtet dhe kaosit shoqëror!

Qytetarët janë çorientuar mes dilemës për të sakrifikuar jetët e tyre në Shqipëri apo për t’u larguar një herë e mirë nga çmenduria në të cilën Kryeministri dhe politika e tij e kanë futur vendin! Durimi ka arritur limitet dhe kjo u shpreh edhe në 30 Qershorin e errët, që do të gdhendet thellë në historinë e vendit tonë dhe që do të kujtohet si një ditë zie!

Shqipëria ka nevojë të zgjohet nga ankthi dhe frika që e ka shoqëruar në shumë vite, ka nevojë të zgjohet me politikanë që mund të marrin në dorë përgjegjësitë dhe fatet e një kombi të vuajtur dhe ka nevojë të çlirohet nga mbytja që po i bëhet çdo ditë nga filxhani i zi i të çmendurit, që sundon sot mbi qytetarët!

Trekëndëshi i zgjidhjes së kësaj krize ulëritëse në të cilën ndodhet vendi do të ishte unitet mes qytetarëve, maturi politike dhe vullnet i mirë për ndryshim! Vetëm kështu mund të dalim nga kolapsi psikologjik, ekonomik dhe shoqëror që po përjetojmë në këto momente!

loading...
loading...