Shkuan të kontrollonin prerjen e drurëve, keqbërësit i presin me plumba inspektorët e pyjeve në Bulqizë

Shkuan të kontrollonin prerjen e drurëve, keqbërësit i presin me plumba inspektorët e pyjeve në Bulqizë
Inspektorët e pyjeve në Bulqizë u pritën me armë ndërsa kishin shkuar të monitoronin prerjen e drurëve në atë zonë.

Policisë sqaron se ngjarja ka ndodhur dje në thellësi të pyllit, në malin e Tërnovës.

“Rreth orës 19.50, datë 07.07.2019, shtetasi A.Xh. (Kryeinspektor i Mjedisit), ka telefonuar në sallën operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë, se në thellësi të pyllit në malin e Tërnovës, në një distancë të largët kishte dëgjuar të shtëna armë zjarri.

Menjëherë në vend shkuan forcat e Policisë të Komisariatit të Policisë Bulqizë. Policia nuk konstatoi prova apo persona te dyshuar, por ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e kallëzimit”, njofton zyrtarisht policia. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...