Shkodra në duart e ndërkombëtarëve, Valdrin Pjetri i përgjigjet propozimit të Voltana Ademit!

Shkodra në duart e ndërkombëtarëve, Valdrin Pjetri i përgjigjet propozimit të Voltana Ademit!
Valdrin Pjetri i përgjigjet Voltana Ademit, pas propozimit të saj, mbi t’ia dorëzuar bashkinë Shkodër një komisioni Ndërkombëtar, derisa të mbahen zgjedhjet e reja, me përfshirjen e të gjitha forcave politike.

“Nga ndërkombëtarët, Ademi s’ka pse kërkon ndërhyrje,” - u shpreh ai.

Reagimi i tij vjen një ditë, pas letrës dërguar ambasadave perëndimore në Tiranë, nga Voltana Ademi, teksa ajo shprehej se nuk ka ndërmend t’ia dorëzojë bashkinë një kandidati që u zgjodh pa rivalë dhe me 8 për qind të pjesëmarrjes në votime.

“Asgjë nuk na pengon për të marrë bashkinë e Shkodrës”, reagoi kandidati socialist për Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri, lidhur me këto pretendime.

Voltana Ademi dha edhe dy shembuj, kur Shkodra kaloi nën administrim ndërkombëtar, në vitin 1914 dhe 1920, megjithatë duket se socialistët janë të vendosur për të marrë bashkinë e qytetit më të madh verior, të cilin nuk e kanë drejtuar asnjëherë pas vendosjes së pluralizmit në Shqipëri.

loading...
loading...