Shkodër/ Prej një viti në kërkim për vrasje në Tropojë, Forcat Speciale prangosin 55-vjeçarin

Shkodër/ Prej një viti në kërkim për vrasje në Tropojë, Forcat Speciale prangosin 55-vjeçarin
Një operacion i gjerë ka nisur në të gjithë vendin, për kapjen e elementëve të rrezikshëm, që lëvizin të lirë, edhe pse të dënuar nga drejtësia.

Pas operacionit të djeshëm në Durrës, ku u arrestua një i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, policia e Shkodrës e ndihmuar nga Forca Speciale ka vënë në pranga një 55- vjeçar të dënuar dhe shpallur në kërkim po, për vrasje.

Sipas policisë u arrestua shtetasi Nikë Lulashi. Ai u ndalua në fshatin Bregu Lumit, në Dukagjin, pasi është autori i dyshuar i vrasjes së 69- vjeçarit Tahir Bajraktari, ngjarje e ndodhur më datë 18.09.2018 në bjeshken e Doberdollit, Tropojë.

Gjykata e Rrethit Tropojë me vendim nr. 35 datë 25.09.2018 ka caktuar masën sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” .

loading...
loading...