Shkëndija elektrike djeg dy banesa në Mirditë

Shkëndija elektrike djeg dy banesa në Mirditë
Dy banesa janë përfshirë nga flakët në fshatin Gëziq, në Mirditë.

Policia sqaron se shkak për rënien e zjarrit dyshohet një problem elektrik, pasi rrjeti ka qenë tejet i amortizuar.

Zjarrfikëset kanë shkuar me shpejtësi në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur lokalizimin e flakëve dhe pa shkaktuar dëme në banesat përreth. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...